Categories: BotaLajme

Cafu: Ronaldinho më i miri, ja rekordi që më bën krenar

Ish-mbrojtësi brazilian Cafu ka dhënë një intervistë të gjatë për “Il Messaggero” gjatë së cilës ka trajtuar tema të ndryshme:

“Më i forti nga të gjithë me të cilët kam luajtur është padyshim Ronaldinho. Ajo që e pashë të bënte me topin është e pashpjegueshme. Pastaj vjen Ronaldo fenomeni. Nëse nuk do të ishte dëmtuar do të kishte thyer çdo rekord. I treti? Jam vërtet në telashe. Sepse kam luajtur me lojtarë shumë të mirë dhe të fortë. Nga Shevchenko te Rivaldo, pa harruar Seedorf, Pirlo, Totti, Djalminha, janë kaq shumë. Madje për një kohë mendoja se Pato mund të bëhej qendërsulmuesi më i fortë në botë. Nëse vërtet duhet të them një emër, unë do të zgjedh Tottin. Po, Francesco e meriton.”, ka thënë Cafu.

Më pas ai shton: “Në karrierën time kam fituar… Dy Kupa Bote, dy Kupa të Amerikës, një Kupë Konfederatash, dy tituj në Itali, një në Brazil, një Champions League, dy Superkupa italiane, dy Kupa Libertadores, dy Recopa të Amerikës së Jugut, një Superkupë të Amerikës së Jugut, dy Kupa Ndërkontinentale plus Kupën e Botës për Klube, një Kupë Kupash, një Superkupë Evropiane… kushedi nëse po harroj diçka. Megjithatë rekordi që më pëlqen është se jam i vetmi futbollist në histori që ka luajtur tre finale radhazi të Kupës së Botës”, ka thënë mes të tjerash Cafu.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Rama: Arsimi profesional, garanci që mos iu mbeten fëmijët pa punë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Elbasani se arsimi profesional është instrumenti i garancisë që…

5 hours ago

Kur ndodh ekuinoksi i vjeshtës për vitin 2024?

Ekuinokset ndodhin dy herë në vit, ku dita dhe nata janë afërsisht të njëjtën gjatësi…

5 hours ago

Ushtria ruse nën trysni përpiqet të rekrutojë mercenarë të huaj

Moska vendosi këtë javë të zgjerojë kapacitetet e saj ushtarake, një tregues i mbingarkesës me…

5 hours ago

Përmbytjet në Itali – Një i zhdukur, 1500 persona të evakuuar në Emilia-Romagna

Moti i keq që goditi një pjesë të madhe të rajonit italian të Emilia Romanjas…

6 hours ago

Lamine Yamal, i pari U18 me mbi 10 ndeshje në Champions

Lamine Yamal është në histori me ndeshjen e luajtur kundër Monakos. Sulmuesi i Barcelonës i…

6 hours ago

Alexander Arnold kërkon të blejë klubin francez

Një lajm i bujshëm vjen nga Franca. Gazeta sportive franceze, “L'Equipe” zbulon se mbrojtësi i…

6 hours ago

This website uses cookies.