Çahet tubi në mes të rrugës, uji vështirëson qarkullimin e mjeteve dhe lëvizjen e banorëve
Tub i çarë në mes të rrugës krijoi probleme paraditen e kësaj të hëne në aksin Postribë-Prekal. Uji krijoi vëshitrësi për disa orë në rrugë, për qarkullimin e mjeteve dhe lëvizjen e banorëve.
Tubi që shërben për vaditjen e disa tokave bujqësore në Postribë, është i lidhur nëpërmjet kanalit kryesor vaditës.
Ky tub është i futur nëntokë, por, kur asfalti dëmtohet, ky tub del në sipërfaqe duke mbajtur peshën disa tonëshe të dhjetra makinave që përshkojnë zonën nga Shkodra në drejtim të Dukagjinit dhe anasjelltas.
Pasi kontaktuam me administratorin e njësisë Postribë, ky i fundit na siguroi se defekti është riparuar.