Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Haki Çako deklaroi sot në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, të zhvilluar online, se nevojitet bashkëpunim dhe profesionalizim të të gjitha strukturave, si qendrore ashtu dhe lokale.
Duke folur “Për Buxhetin e vitit 2024”, Çako ngriti shqetësimin për menaxhimin e emergjencave Civile nga bashkitë e vendit, të cilat, sipas tij, nuk kanë ngritur strukturat e duhura për të përballuar situatën.
“Është shumë shqetësues dhe papërgjshmëri se disa kryetarë tw bashkive, ndërkohë që menaxhimi i fatkeqësive natyrore është një nga prioritete dhe që merr një pjesë të konsiderueshme të buxhetit të shtetit , nuk kanë ngritur struktura për menaxhimin e Emergjencave Civile. Nuk mundet që nja bashki e madhe me 800 punonjës, të mbahet me një specialist në sistemin e mbrojtjes civile. Edhe pse ka një vendim nga Qeveria vazhdojmë në këtë gjendje kur ndërkohë duhet të ngrihen drejtori me sektor të posaçëm për emergjencave civile”, tha Çako.
Sipas tij, në lidhje me detyrimet e prapambetura, Agjencia është e gatshme që brenda vitit 2024 të shlyej të gjitha detyrimet e prapambetura.
Çako ngriti shqetësimin se projektet e ardhura nga bashkitë nuk janë në kohë sepse sipas tij mungon stafi teknik në këto institucioneve.
“Për fat të keq nuk jemi në masën 100% pasi vijmë te mungesa e predispozicionit dhe nivelit profesional të shumë bashkive, që nuk e kanë konceptuar dhe nuk e kanë vlerësuar si duhet. Komisioni përkatës për Menaxhimin e Fatkeqësive që ka alokuar në drejtim të bashkive gati 12 miliardë lekë për projektet, 8 miliardë lekë për fondin e kushtëzuar që shkon për 2 nga programet më të rëndësishme: menaxhimin e fatkeqësive natyrore, kompensimin e fatkeqësive që ndodhin në një bashki dhe për blerjen e pajisjeve për rritjen e kapaciteteve të strukturave operacionale të bashkive”, u shpreh ai.
Unë jam i hapur të sqaroj dhe them se ka dhe nga ato bashki që kanë sjellë projekte, iu janë vlerësuar dhe për shumë probleme të tjera nuk janë në kohën e duhur për t’u implementuar.
“Ne AKMC ka ngritur grupe pune për t’iu ardhur në ndihmë bashkive. Bashkitë do duhet të rrisin kapacitetet profesionale drejtpërsëdrejti.
Aktualisht janë alokuar fondet që po diskutojmë, projektet janë të përcjella nga këto bashki, por mbetet me keqardhje, që disa bashki nuk janë vlerësuar sa e si duhet. Për 2024 do vazhdojmë duke listuar dhe specifikuar prioritet që lidhen me fatkeqësitë natyrore”, shtoi ai.
Që prej muajt dhjetor 2022, u shpreh Kreu i Emergjencës Civile, “Shqipëria është anëtare e mekanizmit të Mbrojtjes civile Evropiane , një mekanizëm që është një union me reciprocitet që do të thotë që ne kemi kapacitet me vendet e tjera anëtare , jo vetëm në asketin në menaxhimin e fatkeqësive natyre por edhe në rritjen e nivelit profesional dhe shtimin e aftësive për të përballuar fatkeqësitë. Projektet janë në përputhje me politikat e qeverisë shqiptare”
Në Shkodër është përkujtuar 80-vjetori i çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë.Në nderim të kësaj…
Kombëtarja e vajzave po vazhdon përgatitjet për ndeshjen miqësore kundër Rumanisë, e cila do të…
Kjo është situata aktuale pranë brigjeve të lumit Kir, në afërsi të fshatit Kuç, në…
Ndikuar edhe nga fundjava qytetarë të shumtë i janë drejtuar Malit të Zi për të…
Nga 29 korriku i këtij viti rezultonte në kërkim ndërkombëtar, ndërsa këtë të premte u…
Moti i keq me reshje shiu dhe bore që ka përfshirë një pjesë të territorit…
This website uses cookies.