Lajme

Caktimi i datës së zgjedhjeve 2025, Begaj: Procesi elektoral duhet të shoqërohet me konsulta intensive

Presidenti Bajram Begaj theksoi rëndësinë e një procesi elektoral transparent dhe gjithëpërfshirës, duke theksuar se caktimi i datës së zgjedhjeve është vetëm hapi i parë i një serie konsultash dhe angazhimi me qytetarët dhe aktorët politikë.

Teksa nisi sot konsultimet me partitë e vogla për datën e zgjedhjeve, presidenti Begaj nënvizoi se zgjedhjet nuk duhet të reduktohen në një datë kalendarike, por të shoqërohen me një debat të hapur dhe të përgjegjshëm për të siguruar një proces të drejtë dhe pa abuzime.

Begaj bëri thirrje që palët e ftuara do të kontribuojnë për të siguruar një proces të drejtë dhe të besueshëm zgjedhor.

“Legjislaturës X të Kuvendit po i afrohet fundit dhe koha që pushteti të kthehet te zgjedhësit po afron. Ky pushtet i zgjedhësve nuk duhet të reduktohet vetëm në një datë kalendarike që Presidenti i Republikës e cakton për shqiptarët me qëllimin që ata të shprehin vullnetin e tyre. Dekretimi i datës së zgjedhjeve duhet të shënojë fillimin e një procesi intensiv konsultash dhe llogaridhënie për të gjithë aktorët politikë, qeveritarë e opozitarë. Ky proces thelbësor për demokracinë duhet të shndërrohet në shfaqje të mirëfilltë pjesëmarrjeje dhe angazhimi qytetar.

Diskutimi i çiltër, i përgjegjshëm, serioz dhe vizionar, duhet të shoqërojë çdo hap të komunikimit të politikanëve me zgjedhësit. Vullneti politik i zgjedhësve duhet të ngjizet bazuar në debatin e hapur, transparent e konstruktiv, në ballafaqimin civil të alternativave, keqpërdorim të pushtetit administrativ dhe atij zgjedhor, apo në oferta elektorale të paligjshme.Një proces i drejtë elektoral ka hap të parë caktimin e datës së zgjedhjeve, duke u nisur nga interesi më i mirë i zgjedhësve, duke peshuar me paanësi argumentet pro dhe kundër secilës alternativë dhe duke tërhequr në vendimmarrje zërin e një spektri të gjerë aktorësh politikë e institucionalë. Këtij qëllimi i shërben më së miri konsulta e nisur sot, me shpresën dhe urimin që palët e thirrura në konsultë do ta mirëpresin atë me të njëjtin seriozitet, respekt dhe përgjegjshmëri, me të cilën janë ftuar të bëhen pjesë me opinionet dhe sugjerimet e tyre”, shkruan Begaj.

Presidenti Begaj nisi këtë të mërkurë, 20 nëntor, konsultat për datën e zgjedhjeve me partitë e vogla. Gjatë diskutimeve partitë e vogla kanë shprehur preferencën e tyre për datën 4 maj 2025 për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare. Kjo kërkesë vjen pas shqetësimeve për ndikimin që mund të ketë takimi i Komunitetit Politik Europian, i cili do të zhvillohet në Tiranë më 9 maj.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Integrimi në BE – Komisionerja Marta Kos, agjendë intensive në Shqipëri

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, do të mbërrijë në Shqipëri në një vizitë intensive dyditore,…

1 minute ago

“Duam paqe sa më shpejt”, Zelensky pranon propozimin amerikan për armëpushim 30-ditor

Administrata Trump tha të martën se do të heqë menjëherë pezullimin e ndihmës ushtarake për…

4 hours ago

Hyjnë në fuqi tarifat e vendosura nga Trump për çelikun dhe aluminin

Tarifat e vendosura nga presidenti amerikan Donald Trump për importet e çelikut dhe aluminit hynë…

4 hours ago

Champions: Rafinja-Yamal dhurojnë spektakël, Barça kualifikohet në çerekfinale

Barcelona fiton edhe ndeshjen e kthimit përballë Benfikës dhe bëhet skuadra e parë që siguron…

5 hours ago

Urdhri, AKEP kërkon mbylljen e TikTok në Shqipëri duke nisur nga e enjtja

Nga data 13 mars 2025, TikTok nuk do të funksionojë në Shqipëri. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike…

5 hours ago

Champions, Ancelotti: Sfidat kundër Atleticos gjithmonë të luftuara, vendosin detajet

Carlo Ancelotti ka folur në prag të ndeshjes së kthimit të 1/8-ve të finales së…

17 hours ago

This website uses cookies.