Caktohen oraret e ndeshjeve në grupe, Shqipëria dy herë në “prime time”

Shqiperia dy here

Shqiperia dy here

Emrat e skuadrave, të cilat përbëjnë Grupin B, nuk i kanë lënë rrugë tjetër UEFA-s sa i takon caktimit të orareve të transmetimit.  Pak minuta pas mesnate ekspertët e UEFA-s, duke marrë në konsideratë edhe kërkesën e kompanive televizive, kanë ndarë oraret për të gjitha ndeshjet.

Kështu ditën e dytë të Europianit, më 15 qershor, Shqipëria dhe Italia do të ndeshen në Dortmund në një duel, i cili do të luhet në orën 21:00. Po atë ditë Grupi B ngre siparin me ndeshjen Spanjë-Kroaci, e cila starton në orën 18:00.

Ndeshja e dytë në grup e Shqipërisë do të luhet më 19 qershor në Hamburg ndaj Kroacisë dhe është planifikuar të zhvillohet në orën 15:00. Sfida tjetër e grupit mes Spanjës dhe Italisë, është vendosur të luhet një ditë më pas, më 20 qershor në orën 21:00.

Ndeshjet e fundit në Grupin B, Shqipëri-Spanjë dhe Kroaci-Itali, do të luhen të dyja në orën 21 të datës 24 qershor. Programi favorizon kuqezinjtë, të cilët do të ndeshen me Spanjën më të shplodhur pasi ndryshe nga rivalët do të ketë një ditë më shumë në dispozicion për të pushuar.

Më poshtë, edhe kalendari i plotë i ndeshjeve të Shqipërisë në finalet e Europianit “Gjermani 2024”:

15.06.2024 Itali vs Shqipëri, “ BVB Stadion Dortmund”, ora: 21:00

19.06.2024 – Kroaci vs Shqipëri, “Volksparkstadion Hamburg”, ora: 15:00

24.06.2024- Shqipëri vs Spanjë, “Düsseldorf Arena”, ora: 21:00

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.