Categories: LajmeSportFutboll

Calhanoglu refuzon sërish milionat nga Arabia Saudite

Gjatë verës disa klube nga Arabia Saudite kërkuan me ngulm që të bënin të tyre Hakan Calhanoglu. Sirenat arabe rikthehen sërish për mesfushorin turk, që po shkëlqen me fanellën e Interit.

Në javët e fundit për turkun ka shfaqur interes Al Hilal, skuadra që bleu Neymar në verë për sulmin, por më pas braziliani pësoi një dëmtim të rëndë, duke lënë boshllëqe në repartin e avancuar. Klubi arab kërkonte të transferonte Calhanoglu sa më shpejt, duke i bërë një ofertë tunduese.

Al Hilal i ofronte lojtarit një kontratë katër vjeçare, ku ai do të përfitonte 18 milionë euro në sezon, trefishin e pagës që merr aktualisht tek Interi.  Por turku ka refuzuar në mënyrë të prerë, njësoj si gjatë verës. “Faleminderit, por dua të qëndroj tek Interi”, ka thënë turku, që synon titullin me skuadrën zikaltër këtë sezon.

Calhanoglu është kthyer në një nga idhujt e tifozerisë dhe synon që të fitojë sa më shumë si protagonist me fanellën e Interit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Mbërrijnë fletët e votimit për diasporën. Ja si mund të votojnë emigrantët

Fletët e votimit për diasporën kanë mbërritur në Shqipëri, pasi u printuan në Slloveni. Ato…

2 hours ago

Kallas mbërrin sot në Tiranë, takime me Ramën dhe Begajn

Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë në BE, Kaja Kallas mbërrin pasditen…

2 hours ago

Arsenali pret Madridin, Arteta: Ançeloti frymëzim, presim prej vitesh këtë moment!

Mikel Arteta është gati për ndeshjen me Realin e Karlo Ançelotit. Sipas teknikut spanjoll, rivalët…

2 hours ago

Kurti nis takimet konsultative për krijimin e qeverisë së re, ftesë kreut të LDK, Lumir Abdixhikut

Kryeministri Albin Kurti ka nisur takimet konsultative me qëllim konstituimin e plotë të Kuvendit e…

3 hours ago

Inaugurohet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Ulqin, Hasani: Dëshmi e marrëdhënieve mes dy vendeve

Inaugurohet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Ulqin, në praninë e Ministrit për Evropën dhe…

3 hours ago

Humbja e Vllaznisë në RTSH Shkodra – Trajnerët e futbollit Duli, Doçi dhe Mani, kritika kuqebluve

Humbja e Vllaznisë në transfertën ballshiote 1-0, është analizuar menjëhërë pas përfundimit të ndeshjes në…

3 hours ago

This website uses cookies.