Calja dhe Qerimaj në Çmimin e Madh të Katarit
Peshëngritja shqiptare bëhet gati për të marrë pjesë në Çmimin e Madh të Katarit, që është i vlefshëm për kualifikueset e Lojërave Olimpike të Parisit më 2024. Briken Calja dhe Erkand Qerimaj, të dy në peshën deri në 81 kilogram, do të konkurrojnë në Doha të shtunën me mundësinë e tyre për të marrë normën e kualifikimit. Nëse nuk ndodh në Katar, shansi i tyre i fundit është Kampionatit Europian për të rritur në Bullgari në shkurtin e vitit të ardhshëm. Calja dhe Qerimaj në këtë Çmim të Madh do të shoqërohen nga trajnerët Gerald Toska dhe Sokol Bishanaku.
Ajo që duhet theksuar është fakti se pas Lojërave Olimpike të Tokios, pjesëmarrja e Caljes dhe Qerimajt në Kampionatet Botërore dhe Europiane nuk ka qenë e mirë. Ndaj Katari dhe Europiani i Sofjes janë shansi i tyre i fundit për të shkuar në Paris. E megjithatë për gjithçka që kanë bërë, Calja dhe Qerimaj mbeten më të mirët e peshëngritjes shqiptare.