Cmimin e Madh te Katarit
Peshëngritja shqiptare bëhet gati për të marrë pjesë në Çmimin e Madh të Katarit, që është i vlefshëm për kualifikueset e Lojërave Olimpike të Parisit më 2024. Briken Calja dhe Erkand Qerimaj, të dy në peshën deri në 81 kilogram, do të konkurrojnë në Doha të shtunën me mundësinë e tyre për të marrë normën e kualifikimit. Nëse nuk ndodh në Katar, shansi i tyre i fundit është Kampionatit Europian për të rritur në Bullgari në shkurtin e vitit të ardhshëm. Calja dhe Qerimaj në këtë Çmim të Madh do të shoqërohen nga trajnerët Gerald Toska dhe Sokol Bishanaku.
Ajo që duhet theksuar është fakti se pas Lojërave Olimpike të Tokios, pjesëmarrja e Caljes dhe Qerimajt në Kampionatet Botërore dhe Europiane nuk ka qenë e mirë. Ndaj Katari dhe Europiani i Sofjes janë shansi i tyre i fundit për të shkuar në Paris. E megjithatë për gjithçka që kanë bërë, Calja dhe Qerimaj mbeten më të mirët e peshëngritjes shqiptare.
Hapen aplikimet për abonentët familjarë për vendosjen e paneleve diellore. Lajmi u bë me dije…
Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK) dhe partia Djathtas 1912 zyrtarizuan të hënën krijimin e koalicionit…
Ka ndërruar jetë pas 6 ditësh e shtruar në spital, 44-vjeçarja Anila N., e cila…
236 persona nga 629 gjithsej të akuzuar për korrupsion dhe krime të organizuara nga SPAK në…
Ish-deputeti socialist Tom Doshi është thirrur në SPAK, ku është marrë në pyetje për rreth…
Kur kanë mbetur edhe 10 ditë nga afati përfundimtar për regjistrimin e shqiptarëve nga diaspora…
This website uses cookies.