Camavinga dëmtohet dhe lë grumbullimin me Francën, shtohen telashet për Ancelottin
Mesfushori Eduardo Camavinga ka pësuar një dëmtim në stërvitjen e kombëtares franceze në praf të sfidave eleminatore që do zhvillojnë “Gjelat” për Euro 2024.
Madrileni është detyruar të lërë grumbullimin me kombëtaren pas dëmtimit në gju dhe të kthehet në Madrid, ku do të ekzaminohet gjendja e tij. Ai mori një goditje gjatë seancës së sotme stërvitore dhe gjendja e tij e parë nuk dukej mirë. Megjithatë, siç bëhet me dije, nuk duket shumë serioze.
Ai i shtohet një liste të gjatë të dëmtimeve të skuadrës së Real Madridit dhe bëhet një dhimbje koke më shumë për trajnerin e “Los Blancos”, Carlo Ancelottin.