Categories: LajmePolitikëRajoni

Cameron në Prishtinë: Mbështesim fuqishëm sovranitetin e Kosovës

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka pritur këtë të enjte në takim homologun e saj nga Mbretëria e Bashkuar, David Cameron.

Pas takimit, kryediplomatja në një konferencë për media ka thënë se homologun e saj e ka falënderuar për mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Kosovës vazhdimisht, para dhe pas luftës.

Gërvalla tha se është nder dhe kënaqësi që ta presë homoloogun e saj në Kosovë.

 “Lordin Cameron e njoftova rreth zhvillimit të jashtëzakonshëm të Kosovës në fusha të ndryshme, e sidomos në atë të sundimit të ligjit dhe forcimit të demokracisë në vend gjatë vitit 2023, duke vënë në pah në të njëjtën kohë edhe sfidat me të cilat u përballëm. E falënderova për mbështetjen që i ka dhënë Mbretëria e Bashkuar Kosovës vazhdimisht para dhe pas luftës në Kosovë por vura në pah edhe rolin qendror në ndaljen e gjenocidit të Serbisë në vitet 1998-1999” tha ministrja.

 Duke e njoftuar për aktin e agresionit të hapur të vitit që shkoi, shpreha mirënjohjen e thellë për reagimin e menjëhershëm dhe vendosmërinë e treguar të Mbretësisë së Bashkuar pas sulmit të Serbisë kundër Kosovës më 24 shtator dhe dërgimin e trupave shtesë me një mandat të qartë duke e vlerësuar këtë si një sinjal të domosdoshëm për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit jo vetëm në Kosovë por edhe në tërë rajonin”.

Nga ana e tij ministri i Punëve të Jashtme i Britanisë së Madhe, David Cameron tha se ndodhet këtu për të shprehur mbështetjen, ndihmën dhe promovimin nga Britania e Madhe për shtetin e Kosovës.

“Ne folëm këtë mëngjes për sigurinë dhe rëndësinë e kontributin që mund të japim në këtë drejtim, duke pasur parasysh edhe rolin e madh që kemi në kuadër të KFOR-it….”, tha ai.

“Ne jemi mbështetës të fuqishëm të pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës….”, tha ndër të tjera, ministri britanik, duke shtuar se do të punojnë edhe për ndërkombëtarizmin sa më të madh të Kosovës.

Sipas tij, stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është shumë i rëndësishëm dhe Britania e Madhe ka investuar shumë në këtë drejtim.

Cameron bëri të ditur se kanë folur edhe për trajnimin e disa pjesëtarëve të FSK-së në Britani, çështjet ekonomike, luftimin e korrupsionit, etj.

Kujtojmë se një ditë më parë, Cameron u takua edhe me kryeministrin Albin Kurti, ndërsa pritet të takojë edhe presidenten Vjosa Osmani.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ambasadori Gonzato takohet me Sejkon, vlerëson anëtarësimin në SEPA

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko zhvilloi një takim Ambasadorin e BE në Shqipëri,…

7 hours ago

Shqipëria denoncon pasivizimin në Medvegjë: Serbia po shkel të drejtat e njeriut dhe pakicave

Tirana zyrtare ka shprehur shqetësim serioz lidhur me fshirjen e adresave të shqiptarëve në Luginën…

8 hours ago

Rikthehen në liri 4 efektivët e “Shqiponja” – Gjykata e Shkodrës zbut masën e sigurisë pas arrestimit të tyre me 20 nëntor

Katër efektivë të “Shqiponjave”,  në policinë e Shkodrës, janë rikthyer në liri pasi u arrestuan…

8 hours ago

Rreth 20% e nxënësve raportojnë se bullizohen – Kadija: Studimi ishte i nevojshëm për parandalimin e situatave të mëtejshme

Dy ndër 10 fëmijë në shkollat e Shkodrës kanë raportuar se bullizohen. Shifrat e studimit…

8 hours ago

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike – Rektori Gjuraj: Në planet tona për t’u hapur edhe në Shkodër

Shkodra me Fakultet të Shkencave Mjekësore Teknike, analiza e regjitrimeve në të 3 ciklet e…

8 hours ago

“Dita e Alfabetit” përkujtohet nga myftiu Sytari – Imam Muhamed Sytari flet për situatën e rëndë sociale në vend

Dita e Alfabetit është përkujtuar sot nga myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari.  Gjatë hytbes…

8 hours ago

This website uses cookies.