Capello: Interi mund të arrijë deri në fund në Champions
Gjithnjë e më pak ka mbetur deri në fillimin e Ligës së re të Kampionëve, duke qenë se shorti për fazën e parë të turneut do të hidhet sot në orën 18.00. Fabio Capello, një trajner që fitoi turneun më të rëndësishëm të klubeve në Evropë si trajner, dha një intervistë për La Gazzetta dello Sport duke u fokusuar gjithashtu në potencialin e pesë skuadrave italiane: “Interi ka potencialin të jetë konkurrues në të gjitha frontet. Për skuadrën e madhe që ka, por mbi të gjitha për mentalitetin, Interi ka potencialin për të arritur deri në fund. Nuk e prisja që Juventus të ishte kaq shumë përpara, Juventusi është një punë në progres, por nëse skuadra vazhdon të rritet, të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm, edhe në Evropë”.
Capello më pas vazhdoi, duke u ndalur edhe te Milani, Atalanta e Bolonja: “Ka ndeshje në të cilat shpirti i ekipit dhe dëshira për të luftuar janë thelbësore: këto gjëra nuk janë shfaqur ende në Milano. Atalanta dëshiron të jetë protagoniste dhe ka mjetet për të qenë kështu, nuk ka asgjë për të zbuluar. Bolonja? E shoh më mbrapa, nuk mund të presësh shumë”.