“Çardaku poetik” në zemër të Shkodrës – Takimi solli në vëmendje identitetin e Shkodrës përmes poezisë dhe artit të fjalës

Poezia dhe arti i fjalës erdhën si fokusi kryesor i aktivitetit të emërtuar “Çardaku poetik”, një bashkëpunim mes Qendrës Rinore “Atelie” dhe COD (Qendra për Hapje dhe Dialog. Në panelin e përbërë nga Zija Vukaj, Elinda Dibra, Orjeta Dushi, Merita Berdica dhe Suad Arilla, biseda solli në vëmendje qytetarinë shkodrane, identitetin e Shkodrës dhe jehonën rinore në vargjet dhe paragrafët e shkruar në gegërisht.
Iniciativa e të rinjve për të shkruar meriton vëmendje. Ajo duhet stimuluar edhe më shumë sipas shkrimtarit të ri, Suad Arilla.
Takimi i zhvilluar në oborrin e Muzeut Historik të Shkodrës dhe biseda rreth artit të fjalës u ndoq me interes nga të rinjtë e pranishëm.