Castrum-i i Vigut, fortifikimi i periudhës romake në zonën e Shkodrës

Screenshot 21 Copy 696x417 1
Një nga pasuritë e rëndësishme arkeologjike në arealin e Shkodrës është edhe Castrum-i i Vigut, Monument Kulture, Kategoria I (1973).
Castrum-i i Vigut është një ndër tre (castrum-et) ushtarake romake që ruhen ende në territorin shqiptar.
Ndërtuar mbi rrugën e rëndësishme ushtarako-tregtare Lissus-Naissus (Lezhë-Nish) dhe pikërisht në kryqëzimin e saj me rrugën që lidhte Shkodrën me Oroshin dhe Lezhë-Pukë-Prizren, rrugë kjo që me kalimin e kohës është bërë e pashfrytëzuar.
Kalaja, është ndërtuar në një rrafshinë, në vendin ku bashkohet lumi i Gjadrit me atë të Vomës, me një sip. 0.5 ha. Kështjella ka formën e një katërkëndëshi të çrregullt me brinjë 75-98 m dhe është pajisur me 12 kulla. Katër kullat e këndeve kanë formën e një freskoreje, të ngjashme me ato të castrumit të Elbasanit.
Themelet e mureve rrethuese mund të shihen gjatë anëve të këndit që formon derdhja e përroit të Vomës në atë të Gjadrit. Teknika e ndërtimit të mureve karakterizohet me përdorimin e gurëve të zallit të lidhura me llaç. Fugaturat e gjera në mes mureve kanë të vendosura copa tjegullash ose tulla për të mbushur boshllëqet.
1 nga 5
