Çdo ditë 2000 turistë në Theth – Macaj: Janë nga Evropa Perëndimore dhe Tajvani i largët
Thethi konsiderohet si një nga pikat më të forta turistike malore të Shqipërisë, që shtrihet mes Alpeve e që natyra i ka falur gjithçka.
Kjo pikë tanimë është në broshurat e çdo agjencie turistike, jo vetëm për guida në fundjavë, por edhe për udhëtime të gjata. Këtë pikë turistike e vizitojnë çdo ditë të paktën 2000 turistë, shprehet kështu shefi i sektorit të menaxhimit në ADZM Shkodër, Tonin Macaj.
Edhe lumi i Shalës nuk mbetet pas. Ky lum po tërheq çdo vit një numër gjithnjë e më të lartë turistësh vendas e të huaj, për shkak të bukurisë që natyra i ka falur kësaj zone.
Qarku i Shkodrës mban vendin e parë sa i takon numrit të vizitorëve në zonat e mbrojtura ndjekur nga Korça dhe Fieri.