Çdo ditë dy të traumatizuar nga skuterët elektrikë, mjekët: Pasojat afatgjata

Duket një mjet komod dhe i shpejtë për të mbaruar punë, por në fakt aksidentet që po vijnë si pasojë e përdorimit të skuterëve në rrugë janë dyfishuar dy vitet e fundit.

Sipas statistikave zyrtare që vijnë nga Spitali Universitar i Traumës, nga 214 aksidente të shënuara në 2023-in, këtë vit deri më tani ka pasur 554 aksidente me këtë mjet.

Aksidentet si pasojë e përdorimit të monopatinave janë dyfishuar. Nga 214 që u regjistruan në 2023, sivjet janë shënuar 554. Pra pothuajse kemi çdo ditë dy të aksidentuar nga monopatinat, ndërkohë që janë shënuar edhe fatalitete,” tregon Edvin Selmani, mjek ortoped i Spitalit të Romës.

Përplasjet me këtë mjet janë të frikshme dhe shumëfaktoriale. Për pasojë edhe traumat janë me pasoja afatgjata deri edhe invalidizuese.

Traumat nga aksidentet me monopatina prekin shpesh kokën, ekstremitet, gjymtyrët, si dhe shtyllën kurrizore. Ato vijnë si pasojë përplasjeve të forta me mjete të tjera apo të kokës në trotuar, duke sjellë pasoja të rënda për shëndetin, deri edhe fatalitete,” shton Dr. Selmani.

Edhe mjekët ortopedë të sektorit privat po përballen me trauma të shtuara nga këto lloj mjetesh.

Vetëm këtë muaj 5 veta. Dy në moshë, dy të rinj dhe një fëmijë. Rastet janë shtuar shumë. Ecin shpejt, nuk mbajnë rregulla në qarkullim dhe nuk ecin në korsinë e tyre. Traumat më të shpeshta janë të klavikulës, duarve dhe rrallë të këmbëve. Janë trauma të vështira që duan minimalisht 8–9 javë të rikuperohen,” thotë ortopedi Halit Zhgjoti.

Mjekët kanë një apel për këto lloj mjetesh: “Më mirë mos i përdorni fare, pasi pesha që ato të lënë më pas është shumë e rëndë.”

Përdorimi i monopatinave apo skuterëve në Tiranë është rritur edhe si pasojë e ofrimit të tyre me qira nga operatorët privatë. Europa ka vënë ligje të rrepta për këto mjete, madje Franca i ndaloi plotësisht ato një vit më parë,  ndërsa në Shqipëri nuk ka rregulla të qarta për këta dyrrotakë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.