Çdo vit 5 mijë vdekje nga duhani, gati gjysma e popullsisë konsumon duhan

b3307669f7f54e698fb4b6260f9619ee

b3307669f7f54e698fb4b6260f9619ee

Duhanirja mbetet një nga veset më të dashura të shqiptarëve pamvarësisht dëmve shumë të larta shëndetësore që po regjistrohen për shkak të këtij produkti. Sipas të dhënave 39% e shqiptarëve konsumojnë duhan dhe 4.500–5.000 veta po humbasin jetën çdo vit si pasojë e ndikimeve në shëndet të tij.

Fatkeqësisht shifrat e duhanpirjes në Shqipëri nuk kanë pësuar rënie për shumë vite. Sipas studimeve et fundit të Bankës Botërore 39% e shqiptarëve konsumojnë duhan. Nga këto fatkeqësisht 4.500–5.000 vdekje në vit i atribuohen konsumimit të duhanit ndërsa 9–10 të sëmurë më kancer në mushkri janë duhanpirës të rregullt të duhanit tradicional. Rreth gjysma e meshkujve 25–34 vjeç në Shqipëri pinë duhan, nivel më i lartë se statistikat e BE,” thotë ekspert i shëndetit publik Roland Shuperka.

Organizata Botërore e Shëndetësisë në raportin e fundit të saj thekson se 9 nga 10 duhanpirës fillojnë të tymosin para të 18-tave, ndërsa në Shqipëri është ulur ndjeshëm mosha e tymosjes.

90% fillojnë duhanpirjen para moshës 18 vjeç ndërsa mosha e fillimit të këtij vesi në Shqipëri shkon deri në vjeç,” thotë Roland Shuperka.

Ndonëse rritja e çmimit të akcizës u pa si masë ndikuese në lënien e duhanit ekspertët e shëndetit publik shohin se kjo nuk po ndodh

“Ne rrisim taksat, rrisim akcizat. Atëherë vlon tregtimi i paligjshëm dhe qëllimi që ngremë akcizat është për të mbrojtur konsumatorët, shëndetin publik. Ne nuk e mbrojmë, por e çojmë në produkte të pakontrolluara,” thotë eksperti.

Të dhënat e studimeve theksojnë se nëse nuk merren masa deri në vitin 2030, vdekjet do të jenë shumë më të larta.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.