Ceferin i përgjigjet Bobanit: Nuk e meriton komentin tim

“Largimi i Bobanit? Ai nuk e meriton komentin tim. Ata që e njohin atë dhe mua, natyrisht do të dalin në përfundimet e tyre. Kongresi, dhe jo një individ i vetëm, ka autoritetin për të përcaktuar çdo ndryshim. Ne kemi besim në procesin tonë kolektiv dhe vendimmarrjen demokratike, për të na udhëhequr në mënyrë efektive drejt së ardhmes”.

Kështu presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, në një intervistë për “La Repubblica”, është përgjigjur në lidhje me dorëheqjen e zëvendëspresidentit Zvonimir Boban, i cili akuzoi Ceferin se dëshiron të garantojë ligjërisht riemërimin e tij në vitin 2027.

“A kam ndërmend të kandidoj sërish në  vitin 2027? Do ta them kur të vijë koha”, ka thënë shkurt kreu i organit më të lartë evropian të futbollit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.