Në ditën që Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Europian dha një vendim historik (sipas së cilit monopoli i UEFA-s shkel rregullat e konkurencës), që i hap rrugën krijimit të Superligës europiane, presidenti i qeverisë së futbollit europian , Aleksander Ceferin ka reaguar në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp.
“E shoh këtë vendim si një mundësi për të përmirësuar rregullat. Gjëja më e rëndësishme është që futbolli mbetet i bashkuar, këtë e tregon fakti që këtu janë të pranishëm të gjithë përfaqësuesit e futbollit europian. Kemi në krahun tonë edhe qeveritë kombëtare dhe institucionet kombëtare. Vendimi i Gjykatës Europiane është bazuar mbi vendimin e Gjykatës së Madridit”, ka thënë fillimisht Ceferin.
Në lidhje me projektin e Superligës, numri një i UEFA-s ka shtuar: “Nuk merr parasysh meritat sportive. Mund të jesh ose jo pjesë e sistemit, por është e sigurt që projekti i prezantuar sot është akoma më i mbyllur se ai që u prezantua në vitin 2021, që u refuzua nga e gjithë bota e futbollit.
Sot morëm konfirmime se Superliga është një projekt i mbyllur dhe jo i hapur. Skuadra si Girona dhe Atalanta nuk mund të kualifikohen dhe kjo nuk do të ishte e drejtë. Ne nuk do të tentojmë ti ndalojmë, nuk e kemi bërë kurrë. E kemi thënë më shumë se një herë dhe duam ta theksojmë: futbolli nuk është në shitje”, ka thënë mes të tjerash presidenti I UEFA-s Aleksander Ceferin.
Oficerë dhe pedagogë te Kolegjit të Mbrojtjes dhe Sigurisë të Forcave të Armatosura vizituan këtë…
Vllaznia do të luajë me Elbasanin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërsië. Goglat i kanë…
Futbolli shqiptar sot është në zi! Një ndër legjendat e tij, Sabah Bizi, u nda…
Shkodra mbart një pasuri të madhe të kulturës kombëtare, ku ahengu Shkodran është një prej…
17 janari shënon Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut për Përdoruesit e Drogës. Neuropsikiatri…
Jemi në muajin më të ftohtë të dimrit dhe virozat stinore prekin më shumë sëmundjet…
This website uses cookies.