Kombëtarja ka nevoje për stimuj përpara ndeshjes të radhës, e cila është delikate në fushë e jashtë saj. Psikologjikisht ndikon çdo lajm që vjen nga kampi çek , e nëse mund të quhet lajm i mire, për kundërshtarët tanë do të mungojnë 4 lojtarë protagonistë. Së pari është Patrik Shik i cili mungoi edhe në ndeshjen e parë. Sulmuesi që shkëlqeu në kampionatin europian në 2021 me 5 gola që prej 11 marsit vuan një dëmtim muskulor ku ende nuk ka zbritur në fushë për skuadrën e tij Bajer Leverkusen. Nëse një vit më parë kishte shënuar 24 gola në Bundesligë vjet ai e mbylli me vetem 3 gola dhe ndeshja e fundit është më 9 mars ndaj Ferencvarosh në Euopa Ligë.
Dy ditë më pas do dëmtohej e që atëhere nuk ka luajtur asnjë ndeshje. Ndërkohë pritet të mungojë dhe Antonin Barak. Situata për Barak është ndryshe pasi dyshohet për masë disiplinore, ndërsa sa i përket gjendjes fizike, ai ka luajtur në ndeshjen e mesjaves në Europa Ligë dhe ka shënuar ndaj Ferencvarosh ndërsa në fundjavë ndaj Napolit në Serinë A nuk është aktivizuar asnjë minutë. Mungesat nuk mbarojnë këtu, janë edhe 2 lojtarë të tjerë. Bëhet fjalë për portjerin e Plzen Jindrich Stanek. i cili u dëmtua në ndeshjen e fundit dhe mesfushori i Union Berlin, Aleks Kral, i cili po ashtu u dëmtua fundjavën e fundit. Ne vend të tyre trajneri Jaroslav Silhavi ka thirrur portjerin Matej Kovar dhe mesfushorin me tipare difensive Lukas Masopust.
“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…
Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…
Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…
Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…
E njohur si një zonë me rendiment mjaft të lartë në bujqësi, kullimi në Berdicë…
This website uses cookies.