Opozita e vjetër vazhdon të flasë për qytetin tonë pa ofruar asnjë alternativë reale, por vetëm me akuza të përsëritura, të pabazuara dhe me tone përçarëse ndërkohë që investimet janë fakte, jo propagandë.
Më 11 maj, Shkodra përballet me një zgjedhje të rëndësishme: mes së shkuarës që e la qytetin në harresë, dhe së ardhmes që po ndërtohet me përkushtim dhe vizion.
Në fushën e kulturës, kjo nuk është thjesht një metaforë — është ndryshimi real nga një stonaturë e zhurmshme e paorganizuar, drejt një harmonie të re për qytetin.
#Shkodra2030 është angazhimi ynë për të nderuar trashëgiminë kulturore dhe për ta kthyer Shkodrën në një qendër moderne të artit dhe kulturës.
Një shembull konkret është Kinema “Republika”, e cila nga një objekt i braktisur dhe i përdorur si kafene private, është transformuar në një hapësirë publike në shërbim të qytetarëve. Me një investim prej 24 milion lekësh, kjo ndërhyrje është dëshmi e qartë e përkushtimit tonë për ringjalljen kulturore të qytetit.
Po ashtu, Teatri “Migjeni”, simbol i identitetit artistik të Shkodrës, pas mbi 20 vitesh në harresë, po rikthehet në vëmendje. Me një investim prej 44 milion lekësh, po bëhet pajisja me sistem të ri kondicionimi dhe po përgatitet rikonstruksioni i plotë që do t’i japë teatrit dinjitetin që meriton.
Në vetëm dy vite janë organizuar mbi 220 evente kulturore, duke përfshirë komunitetin dhe promovuar krijimtarinë vendase. Kjo është vetëm nisja e një epoke të re për jetën artistike dhe kulturore të Shkodrës.
Më 11 maj, voto 5 – Partinë Socialiste, për Shkodrën dhe Shqipërinë Europiane.
Emisoni Piranjat, në investigimin e tij, ka zbardhur faktin se si Bashkia Shkodër me anë…
Si asnjëherë më parë, Dukagjin I është i bashkuar për t’i dhënë mbështetjen maksimale kanddiatëve…
Gruemira u rezervoi një pritje madhështore kandidatëve të PS në Malësi të Madhe duke iu…
Kryetari i Partisë Social Demokrate Tom Doshi zhvilloi një takim në Lezhë duke marrë mbështetjen…
Të rinjtë dhe të rejat e Shkodrës do të bëhen bashkë për t’i dhënë fitoren…
Në qendër të fshatit Juban u zhvillua “Agro Fest”, një aktivitet festiv dhe promovues i…
This website uses cookies.