Categories: LajmeEkonomi

Çelet ekspozita edukative “MONEY smART – Edukim financiar për të gjithë”

Banka e Shqipërisë dhe Banka Botërore, me mbështetjen financiare të SECO, çelën ditët e fundit Ekspozitën edukative “MONEY smART – Edukim financiar për të gjithë”. 

Kjo ekspozitë është fryti i parë i Strategjisë së Bankës së Shqipërisë për Edukimin dhe Përfshirjen Financiare, strategji e miratuar në fillim të vitit 2024, si dëshmi e angazhimit serioz të Bankës së Shqipërisë në këtë fushë. 

Në panelet e ekspozitës ka informacion të larmishëm dhe me fokus konsumatorin mbi çështje financiare. 

Një ndër temat e trajtuara janë remitancat, për të cilat diskutohet ndërkombëtarisht çdo 16 qershor, në Ditën Ndërkombëtare të Remitancave Familjare. Remitancat janë një fluks i rëndësishëm kapitali për ekonominë dhe shoqërinë shqiptare. Si të tilla, ato janë një shtysë për rritjen e përfshirjes financiare dhe një mjet për të nxitur potencialin zhvillimor të vendit.

Ceremonia çelëse e kësaj ekspozite ishte organizuar në  mënyrë të veçantë. Fëmijë të grumoshave të ndryshme, mësuan, por edhe u argëtuan në këndet e artit.

Të pranishmit u përshëndetën nga Zëvendësguvernatorja e Parë e Bankës së Shqipërisë, Luljeta Minxhozi. Ajo tha se  bota e financave ka qenë gjithmonë një fushë e vështirë për t’u kuptuar nga publiku i gjerë. Por rritja e produkteve dhe shërbimeve që ofron tregu e kanë kthyer në domosdoshmëri zotërimin e një niveli minimal kulture financiare për një vendimmarrje të informuar e që përfiton nga mundësitë e ofruara e që shmang rreziqet. 

Ekspozita edukative “MONEY smART – Edukim financiar për të gjithë” do të jetë e hapur deri në datën 28 qershor 2024.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Botës 2026: Ndahen vazot për shortin e kualifikueseve, Shqipëria pozicionohet në vazon 3

Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…

7 hours ago

“Libra të një kohe tjetër” – Ekspozitë historike me tekstet shkollore të periudhës së diktaturës

“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…

7 hours ago

PL prezanton programin në Shkodër -Blushi: Askush nuk mund të nëpërkëmbë fatet e këtij qytetit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…

7 hours ago

Digjitalizimi i xhubletës – Dy vite nga pranimi në UNESCO, veshja e lashtësisë ka sfidat e saj

Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…

8 hours ago

“Ditët e Mjedës” – Edicioni i XIX i manifestimit artistik, kulturor dhe promovues

Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…

8 hours ago

Rrjeti elektrik i amortizuar – Banorët e Samrishit të Poshtëm: Qëndrojmë me orë të tëra pa energji elektrike

Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…

8 hours ago

This website uses cookies.