Çelet kompleksi rinor ” Syri i Sheganit ” në Malësi të Madhe

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi bëri me dije se është inauguruar kompleksi rinor “Syri i Sheganit” në Malësinë e Madhe. 
Ky investim është një mundësi e mirë për 1200 të rinj, studentë dhe nxënës që duan të përfshihen në një mjedis social në komunitetin e tyre.

“Falë këtij investimi, mbështetur nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Rinisë, do të përfitojnë mbi 1200 të rinj nga e gjithë zona, nxënës dhe studentë, duke iu ofruar një mjedis social të qëndrueshëm dhe kushte bashkëkohore për zhvillimin e tyre” ”, shkruan Muzhaqi në një postim në rrjetet sociale. Projekti synon fuqizimin e të rinjve, nxitjen e pjesëmarrjes së tyre në jetën e komunitetit lokal, për t’i ndihmuar ata të ndërtojnë një të ardhme më të mirë dhe të ndryshojnë pozitivisht jetën e tyre. 

Ministrja është shprehur më parë se buxheti për rininë është 54% më i lartë këtë vit, krahasuar me gjithë të tjerët pararendës. Në projektbuxhetin e vitit 2025 janë planifikuar 333 milionë lekë, të cilat do të shkojnë në mbështetje të drejtpërdrejtë për të rinjtë, krahas dhe investimeve të tjera indirekte për rininë. Rritja e mbështetjes buxhetore për rininë për vitin 2025 vjen në kuadër të punës së konsiderueshme të zhvilluar gjatë këtyre viteve me qëllim fuqizimin e politikave rinore, duke filluar që me hartimin dhe zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Rinisë, por edhe ristrukturimin e Agjencisë Kombëtare të Rinisë me qëllim fuqizimin e rolit të kësaj të fundit në kuadër të mbështetjes së të rinjve në të gjithë Shqipërinë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.