Celibashi: Depolitizim të pjesshëm të komisionerëve, rregullim të kodit zgjedhor për financimet e partive

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka raportuar në Komisionin për Reformën Zgjedhore lidhur me rekomandimet e këtij institucioni për plotësimin dhe përmirësimin e kodi zgjedhor.

Një nga çështjet e ngritura nga kryekomisioneri ishte pikërisht votimi elektronik, ku tha se nuk mendon se ky votim duhet të shtrihet në të gjithë territorin menjëherë. Por nëse kjo ndodh, tha Celibashi, partitë duhet të marrin parasysh kostot dhe kapacitete njerëzore.

“Për votimin elektronik duhet të merret një vendim politik sa më shpejtë. Unë e mbështes në parim shtrirjen më gjerë të votimit elektronik nga sa ne jemi duke e aplikuar. Nuk jam shumë i bindur që duhet ta shtrijmë menjëherë në gjithë territorin, por nëse politika dakordësohet dhe thotë po ka dobi që të shtrihet në gjithë territorin, do duhet të mbani në vëmendje dy faktorë, kostot dhe faktorin njeri. Në lidhje me njerëzit që do merren me aspektin teknik të zhvillimit të këtij procesi. Faktori njeri është shumë i rëndësishëm sepse mund të shkatërrojë procesin, ndaj duhet që ne si KQZ të gjejmë njerëzit e duhur, na duhen njerëz që ti gjejmë deri tani”, tha Celibashi.

Celibashi kërkoi edhe adresimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese atë të votës së emigrantëve dhe heqjes së herësit. Gjithashtu ai kërkoi edhe mundësinë e votimit për rreh 30 mijë qytetarë shqiptarë të cilët nuk janë të aftë të shkojnë në qendrat e votimit, ku e drejta e tyre për të votuar deri më sot nuk është zbatuar.

“Nevoja për të diskutuar dhe adresuar dy vendimet e Gjykatës Kushtetuese që kanë të bëjnë me votën e emigrantëve dhe shfuqizimin e dispozitës në kodin zgjedhor për herësin në kufirin prej 10 mijë votash. Unë kam konsideruar nevojën për ta risjellë në vëmendjen tuaj këto dy çështje, por ju përket partive politike për të vendosur. Sigurimin e të drejtës së votës për një kategori që nuk e kanë të mundur të shkojnë në qendrën e votimit. Do vazhdojmë t’i lëmë pa votuar apo do gjejmë një mundësi për të garantuar të drejtën e  votës dhe garancinë që ajo të mbrohet. Janë rreth 30 mijë votues shqiptarë që për arsye objektive nuk e kanë të mundur të shkojnë në qendrat e votimit. Do vazhdojmë të kemi këtë situatë apo do e ndryshojmë?”, tha Celibashi në mbledhjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Rregullimi i financimeve të fushatës zgjedhore dhe partive politike nga palët e treta, përbërja e komisionerëve dhe monitorimi i mediave online ishin të tjera kërkesa që Celibashi kërkoi plotësim të Kodit Zgjedhor për të përmirësuar dhe plotësuar boshllëqet e saj.

“Plotësimi i rregullave që lidhet me fushatën zgjedhore në median online, në internet dhe rrjetet sociale. Kodi Zgjedhor rregullon fushatën për partitë vetëm në Radio-Televizionet, dhe nuk e rregullon as në shtypin e shkruar. Duhet të plotësohet dhe rregullohet financimet e fushatës për partitë politike . duhet të përmirësojmë rregullat lidhur me financimin nga palët e treta për partitë dhe fushatës zgjedhore. Partitë politike që nuk janë regjistruar në dy zgjedhjet e fundit të mos i nënshtrohen auditit financiar kur nuk kanë marrë as para nga buxheti i shtetit, pasi kjo i konsumon KQZ shumë kohë dhe kapacitete njerëzore.  Numërim do të vijojë në qendrat e votimit në mënyrë të përqendruar si e kemi sot apo do i kthehemi eksperiencës së shkuar ku numërimi do bëhet në qendrat e votimit. Secili prej varianteve ka avantazhet dhe disavantazhet e veta. Në situatën aktuale mendoj ka ardhur koha ta rikonsiderojmë këtë opsion. Kjo çështje dhe shumica  e tyre ka nevojë për vullnet politik.

Funksionimi i Komisioneve Zgjedhore të dyta e të treta. Do të kemi njerëz nga partitë politike apo do funksionojmë ndryshe? Ne kemi probleme që vijnë nga mënyra sesi janë të ndërtuara komisioniet e QV apo KZAZ. Mendoj që është pak herët për t’i larguar tërësisht partitë politike nga administrimi zgjedhor. Por në aspektin teknik në nivelet e komisionit të QV dhe KZAZ t’i besohej KQZ dhe në çdo lloj rrethane të organizimit duhet të jetë kusht që kush është komisioner, të jetë i trajnuar dhe certifikuar”, tha Celibashi.

Mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore u zhvillua online, pikërisht për të shmangur bllokimin nga Rithemelimi.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.