Celibashi: Fleta e votimit e madhe! Do të zmadhojmë dhomën e votimit

Në emisionin politik “Ngjarja kryesore” në RTSH, të drejtuar nga Sonila Agostini, përgjatë intervistës me Kryekomisionerin e Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, një temë ka qenë edhe madhësia e fletës së votimit, për shkak edhe të numrit të madh të kandidatëve në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.
Sipas Celibashit, fleta e votimit do të jetë njësoj në të gjithë vendin.
“Do të përpiqemi që të akomodojmë dhe hapësirën, që do të duhet për fletën e votimit, si në 2 zgjedhjet e fundit ku dhoma e fshehtësisë ka qenë më e madhe. Fletët e votimit do të jenë njësoj në të gjithë vendin dhe fletët e votimit nuk mund të bëhen më të mëdha, sepse bëhet shumë i vështirë menaxhimi i fletëve nga votuesit. Madhësia e fletës së votimit mund të krijoj mundësi për të kuptuar se si votohet, ndaj ajo do të jetë në një përmasë që e bën të vështirë identifikimin se si voton votuesi.”, tha Celibashi.