Celibashi: Nëse partitë përjashtohen nga administrimi i zgjedhjeve, vështirë se do të pranonin rezultatin

1733822789_ilirjancelibashi-696x393

Në Tiranë është zhvilluar konferenca për përgatitjen e zgjedhjeve të 11 majit, me temë “Depolitizimi i Administratës Zgjedhore – Nevoja për Punëtorë Profesionistë elektoralë”.

Kryetari i Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në fjalën e tij tha se do ishte gabim që partitë politike të përjashtoheshin nga procesi i administrimit të zgjedhjeve.

Përjashtimi i tyre tha ai do të shkaktonte probleme të tjera, në raport me pranimin e rezultatit të zgjedhjeve.

“Partitë politike kanë një peshë shumë të madhe në administrimin e procesit zgjedhor dhe e vërteta është se eksperienca e të paktën e këtyre 30 viteve të fundit, ka treguar një disproporcion të madh ndërmjet të drejtës që partitë kanë për të qenë palë në nivel të dytë dhe të tretë dhe me përgjegjësinë që ata reflektojnë në këtë proces, por në gjykimin tim krejt personal, të paktën në situatën politike dhe sociale ku ndodhet Shqipëria, partitë politike të përjashtohen tërësisht nga administrimi, mendoj se do bënim një gabim të madh, nëse partitë do të shmangeshin tërësisht dhe do thërrisnim vetëm nëpunës civilë.

Aktorët politikë nëse nuk jenë prezentë, e vështirë se do pranonin rezultatin e zgjedhjeve. Do duhet jo vetëm partitë, por ka ardhur koha, që partitë të jenë, të kenë kontributin e tyre, por do duhet që në këtë proces do duhet të jenë të angazhuar edhe, persona që nuk vijnë nga zyrat e partive”, tha ai.

(Vijon…)

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.