Celibashi: Partitë politike dhe Kuvendi duhet të vendosin në lidhje me votën e diasporës

594ac31ed9914374939f7b9905873df3

594ac31ed9914374939f7b9905873df3

Ilirjan Celibashi, Kryekomsioneri i KQZ-së ka dhënë sot një deklaratë për mediat në lidhje me procesin e zgjedhor të zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Celibashi theksoi se partitë politike dhe Kuvendi duhet të vendosin në lidhje me votën e diasporës. Sipas kreut të KQZ-së duhet që urdhri i Gjykatës Kushtetuese të zbatohet menjëherë dhe se partitë politike duhet të vendosin edhe një lidhje me të ardhmen e votimit elektronik.

Kuvendi dhe partitë politike duhet të vendosin tani në lidhje me votën e diasporës. Jemi në dijeni se Gjykata Kushtetuese ka prodhuar një realitet të tillë që udhëzon Kuvendin në lidhje me këtë çështje. Nëse ky urdhërim i Gjykatës Kushtetuese nuk do të përmbushet, nuk hezitoj ta them që për zgjedhjet 2025 votuesit e diasporës nuk do të mund të votojnë atje ku kanë vendbanimin. Partitë politike dhe aktorë të tjerë duhet të vendosin tani në lidhje me të ardhmen e votimit elektronik. Nëse kanë interes ta shtrinë do të duhet të vendosin tani dhe do të duhet që fondet të vihen në dispozicion të KQZ-së sa më shpejt të jetë e mundur. Ka qenë një sfilitje nga çdo pikëpamje përgatitja e votimit elektronik për zgjedhjet e fundit lokale.”- tha Celibashi.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.