Çelis Taflaj tek Fortitud BolonjaÇelis Taflaj bën hapin e madh të karrierës së…
Çelis Taflaj tek Fortitud Bolonja
Çelis Taflaj bën hapin e madh të karrierës së tij. Basketbollisti i Shqipërisë ka firmosur me Fortitud Bolonja, ndërsa deri më tani ka luajtur me Reale Mutuo Torino, e cila arriti të ngjitej në Serinë A pasi Play-off me Pistoia, skuadër me të cilën Taflaj kishte luajtur me ekipet e moshave. 2.01 i gjatë, ndërsa luan në pozicionin e anësorit, në kombëtaren e Shqipërisë, kjo në kualifikueset e Botërorit 2023, ka patur një mesatare prej 13.2 pikësh në gjashtë ndeshje.
Ja dhe komunikata e klubit bolonjez, që njofton nënshkrimin me Taflajn: “Fortituda është e lumtur të njoftojë marrëveshjen me lojtarin Çelis Taflajn, i cili ka lindur në Shkodër më 12 mars 1998. Taflaj është rritur në skuadrat e moshave të Ulqinit në Malin e Zi përpara se të vinte në Pistoia më 2014. Në kategorinë e të rriturve ka hyrë në sezonin 2015-2016 me Botegone në Serinë B. Më pas ka luajtur në Serinë A2 me Viola Rexhio-Kalabria deri në sezonin 2017-2018. Në sezonin 2018-2019 ishte tek Treviljo e më pas tek Tramek, gjithnjë në Serinë A2. Më pas ka luajtur me Andrea Costa Imola dhe Orlandina e në sezonin e fundit tek Trapani dhe Reale Mutuo Torino. Një lojtar me një mesatare pikësh të konsiderueshme, kjo dhe në kombëtare. Taflaj është sportist i shkëlqyer që shërben për skuadrën”, përfundon komunikata e Fortitud Bolonjas, që i uron suksese shqiptarit.