Çelja e negociatave, presidenti Begaj: Tani kemi në dorë ritmin e këtij rrugëtimi!

Presidenti Bajram Begaj përshëndeti hapjen e grup-kapitullit të parë të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian në Konferencën e Dytë Ndërqeveritare Shqipëri-BE.

Presidenti Begaj vlerësoi së ky është një lajm i mirë për shqiptarët në përmbushje të aspiratës për të qenë pjesë e bllokut evropian.

“Lajmi që Shqipëria hap kapitullin e reformave themelore të negociatave për anëtarësim të plotë në BE mbush me shpresë çdo shqiptar në realizimin e ëndrrës së kahershme “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa””, u shpreh Kreu i Shtetit.

Duke u shprehur “shpresëplotë për progresin dhe suksesin”, presidenti Begaj theksoi se “tani ne kemi në dorë ritmin e këtij rrugëtimi”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.