Çelsi bën gati listën e shitjeve, Broja drejt largimit

Broja drejt largimit 1

Broja drejt largimit 1

Merkato e janarit do të shfrytëzohet ngë Çelsi për të ndrequr disi bilancin duke vendosur në shitje plot pesë lojtarë. Sezoni 2023/24 ka qenë një zhgënjim i madh për klubin londinez edhe pse gjatë verës u shpenzua miliona euro për lojtarë, të cilët u vunë në dispozicion të Maurisio Poçetinos.

Pavarësisht fitores 2-1 përballë Krystal Palas të mërkurën mbrëma, aergjentinasi ishte në syrin e ciklonit. Afrimet e buijshme të lojtarëve si Moises Kaisedo, Kol Palmer dhe Nikolas Zhakson nuk janë reflektuar në fushë dhe si për pasojë edhe në renditje.

Tani mësohet se Poçetino I ka kërkuar drejtuesve që t’i zvogëlojnë grupin e lojtarëve. Sipas “The Athletic”, mesfushori Konor Galager përballet me një të ardhme të pasigurt pavarësisht se ka qenë kapiten i ekipit në 11 ndeshje këtë sezon. Për lojtarin, i cili vlerësohet nga Çelsea rreth 40 milionë paund, janë interesuar klube si Uest Ham dhe Totenhem Hotspur.  

Përveç Galager, në listën e transferimeve thuhet se janë edhe mbrojtësi Trevoh Çalobah dhe sulmuesi Armando Broja. Sipas lajmit të raportuar ngë media prestigjoze mësohet se Broja do të largohet nëse ÇElsi arrin të sigurojë shërbimet e një tjetër bomber.

Mbrojtësi i krahut Ian Maatsen gjithashtu mund të largohet, pasi i riu refuzoi një transferim në ditë të fundit te Bërnli. Kampionët e Mançester Sitit raportohet se janë të interesuar për holandezin.

Në dalje është edhe Malang Sarr, i cili as nuk është regjistruar nga Çelsi në Premier Ligë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.