Celularë në shkollë!? – Kadija: Forcohen kontrollet nga mësuesit kujdestarë
Pas ngjarjes së rëndë të 3 ditëve më parë, siguria në shkolla është kthyer në vemendjen e drejtuesve të institucioneve arsimore.
Drejtorja e Zyrës Vendore Arsimore në Shkodër, Brisela Kadija, bën me dije se rregullorja e shkollës është plotësuar me vendimet e fundit që kanë të bëjnë me ndalimin në mënyre kategorike të telefonave në ambjentet shkollore.
Në Shkodër janë 9 shkolla të pajisura me oficerë të sigurisë, numër i cili pritet të rritet përgjatë javëve vijuese.
Sipas drejtueses arsimore, trekëndëshi prind-nxënës-mësues kërkon më shumë bashkëpunim.
Nxënësit në çdo shkollë, duke nisur nga e hëna, do të kenë kontrolle çdo ditë nga mësuesit kujdestarë, ku pajisjet telefonike do të jenë të ndaluara.