Celularet në shkolla/Nxënësit e 9 -vjeçareve e zbatojnë, gjimnazistët jo

shkollat

shkollat

Udhëzimi i Ministrisë së Arsimit i korrikut të këtij viti ndalon futjen e aparateve celulare brenda ambienteve të shkollave. Po çfarë ndodh sot një javë pas nisjes së vitit shkollor a kanë mundur nxënësit ti marrin celularët  brenda institucione shkollore apo jo.

Mjafton të qëndrosh jashtë oborreve  të shkollave për të kuptuar që rregullorja e re në institucionet arsimore zbatohet vetëm nga një pjesë e nxënësve , kryesisht nga gjimnazistët e viteve të para, të cilët ose nuk i marrin celularët me vete ose i mbajnë të mbyllur brenda në çanta. Për më të rritur e shkollës  duket se nuk ka ndryshuar asgjë. Ata i marrin celularët e tyre dhe i përdorin kur ndodhen në oborr.

Nuk na lejohet, na kanë lexuar rregulloren që në fillim”, thotë një nxënëse.

Nuk mund ta përdorim celularin gjatë orëve të mësimit por na kanë thënë të mos e marrim në çantë sepse krijon probleme”, thotë një nxënës tjetër.

Por situata paraqitet krejt ndryshe në shkollat 9- vjeçare, ku prindërit konfirmojnë se nuk ja japin me vete fëmijëve celularët në shkollë.

Jo, nuk lejohet, na kanë thënë mësueset që në fillim dhe nuk i kanë marrë fare”, thotë një prind.

Vitet e tjera i kanë marrë, i kanë neglizhuar, sivjet nuk ka më”, thotë një prind tjetër.

Sipas udhëzimit të fundit do të lejohen të marrin telefonat me vete vetëm ata nxënës që kanë arsye shëndetësore. Të tjerëve që u konstatohet telefoni në shkollë dorëzohet në drejtorinë  e shkollës dhe u kthehet  prindërve në fund të vitit shkollor.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.