“Cënim i sigurisë publike”, Dhoma e Avokatisë Shkodër del në mbështetje të gjyqtarit Tonin Sterkaj

Dhoma e Avokatisë Shkodër ka dalë në mbrojtje të gjyqtarit Tonin Sterkaj, banesa e të cilit u sulmua me tritol një ditë më parë. Kreu i Dhomës së Avokatisë Anton Kosteri, u shpreh se ky akt cënon integritetin e shtetit dhe sigurinë në qytet.
Drejtësia nuk mund të kërkohet nëpërmjet padrejtësisë, deklaroi Kosteri.
Më herët reagoi edhe Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, i cili e konsideroi sulm të pabesë e burracak, që ka për qëllim cenimin e rendit e të sigurisë publike, vendosjen e lëndës plasëse në derën e gjyqtarit të Shkodrës, Tonin Sterkaj.