Cenimi i sigurisë në burgje me dron, Qosja: Përdoren nga grupet kriminale, duhet sistem anti-dron

Siguria në burgje dhe mbipopullimi i tyre janë dy nga problematikat me të cilat po përballet sistemi i institucioneve penitenciare në vend. Problematikat u ngritën nga drejtori i Burgjeve Klevis Qose teksa raportonte në Komisionin e Sigurisë, ku fokusi u vu te siguria pas ngjarjeve të fundit në ambientet e burgut të Burrelit dhe Peqinit, ky dy dron hynë në ambientet e brendshme të IEVP-ve.

Drejtori i Burgjeve Klevis Qose tha se duhet forcimi i sigurisë që nga perimetri i jashtëm deri te pajisja me sistem anti-dron për parandalimin e futjeve të sendeve me dron. Sipas tij hasmëria mes grupeve rivale mund të çojë deri në futjen e eksplozivëve brenda burgjeve duke cenuar rendë sigurinë,

“Në të gjithë Shqipërinë operojnë 21 burgje, nga të cilët një burg për të mitur, një për gratë dhe vajza, një spital burgu dhe një burg për të gjithë të paraburgosurit me mjekim të detyruar. Kemi 5036 persona të dënuar dhe të paraburgosur. Cenimi i sigurisë nga futja e sendeve dhe jetëve fluturuese, jo më larg se ditët e fundit u konstatua dy cenimi i sigurisë, një mjet në Burrel i sigurisë së lartë dhe një rast tjetër një dron në Peqin. Këto u transpononin aparate celulare, fisha karikimi të telefonave dhe kanabis e kokainë. Tentativat e krimit për të goditur veprimtarinë e grupeve rivale mund të ishte edhe një sasi eksplozivi që do cenonte rëndë sigurinë e burgjeve,  pro fatmirësisht nuk kemi rast të tillë të konstatuar. Kemi pjesërisht dixhitalizim të sistemeve administrative dhe ato të sigurisë. Siguria nga perimetri i jashtëm te ato anti-dron për sa i përket veprimtarive të fundit ku u cenua siguria. Dixhitalizimi i arkivës dhe veprimtarive të tjerë administrative është i nevojshëm”, tha Qosja.

Qosja foli edhe për mbipopullim e burgjeve, sidomos atij të Lezhës ku vuajnë personat me masë mjekësore. Sipas tij pritet që deri në fund të 2024 ky burg të kalojë nën administrimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

“Disa nga problematika kyçe janë shtetasi me masë mjekësore që janë të akomoduar në burgun e  Lezhës, janë 460 persona ose pacientë, ndërkohë që ambientet në burg janë vetëm për 210 persona dhe kemi në mbipopullim. Kemi një komunikim të vazhdueshëm mes Ministrinë e  Drejtësisë dhe atë të Shëndetësisë dhe kalimin e këtij institucion në administrim të Ministrisë së Shëndetësisë.  Nga diskutimet e vazhdueshme mendojmë se deri në fund të viti do e marr kjo ministri”, tha ai.

Siguria në burgje është tronditur pas dy rasteve të ndodhura së fundmi, ku janë konstatuar futja e dronëve brenda ambienteve të burgut të sigurisë së lartë të Peqinit dhe atij të Burrelit. Në drone janë kapur celularë e lëndë narkotike, por ekziston frika e futjes së armëve apo edhe lëndëve eksplozive.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.