Nole dhuli
Prej datës 20 shtator në kanalin RTSH 1 filloi emisioni “Ekspres” i gazetarit Noljan Nole, i cili do të trajtojë aktualitetin e ditës nga e hëna në të premte në orën 16:35–17:00.
Sipari i emisionit u ngrit me të ftuar Drejtoreshën e Përgjithshme të Institutit të Statistikave, Dr. Elsa Dhuli.
Tema kryesore ishte Censi 2023, me të cilin INSTAT-i synon të “fotografojë” të gjithë popullsinë rezidente në Republikën e Shqipërisë, por edhe të ndërtesave dhe banesave në vend.
“Statistikat zyrtare do t’i shërbejnë jo vetëm hartuesve të politikave, por edhe vendimmarrësve, për ndarjet më të detajuara gjeografike deri në 1 kilometër katror. Të dhënat do të jenë sipas ndarjes territoriale, në nivel bashkie, qarku dhe vendi. Është shumë e rëndësishme të dihen ndryshimet demografike mes dy censeve, statusi i punësimit, arsimit, migracionit,” u shpreh znj. Dhuli.
Vizitat e anketuesve në kuadër të censit bëhen sipas një plani. I gjithë territori i Shqipërisë është i ndarë në 5.240 zona, të cilat ndahen sipas çdo anketuesi të ngarkuar nga INSTAT-i.
Drejtoresha Dhuli sqaroi se pyetjet për censin janë të detyrueshme, por ka edhe pyetje opsionale, si ato për etninë, fenë dhe gjuhën.
“Nuk gjykoj se këto pyetje lënë vend për abuzim, sepse është deklarim i lirë. Qytetarët nuk kanë arsye pse të gënjejnë. Nuk ka penalitete për këto tri pyetje, shprehur qartë edhe në Nenin 21 të ligjit të censit të vitit 2020,” shpjegoi drejtoresha e INSTAT-it.
Për sa i përket të dhënave të siguruara nga Censi 2023, znj. Dhuli tha se mbrojtja e informacioneve të qytetarëve është e garantuar.
“Statistikat zyrtare do të publikohen të grupuara dhe nuk do të dalë asnjë e dhënë individuale,” përfundoi Dr. Dhuli.
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…
Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…
Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…
"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…
Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…
Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…
This website uses cookies.