Censi 2023, 99.4% e popullsisë me kombësi shqiptare

Publikimi rezultateve të Censit 2023, ka ofruar gjetje interesante.

Në bazë të dhënave 99.4% e popullsisë prej2 402 113 banorë janë me kombësi shqiptare, ose e përkthyer në shifra 2 186 917 banorë.

Një nga pyetjet e censit ishte edhe përkatësia etno-kulture. 

23 mijë 485 persona janë përgjigjur që janë grekë, egjiptianë 12.4 mijë, romë 9.8 mijë, bullgarë 7.1 mijë, boshnjakë 3 mijë dhe arumunë 2.5 mijë. 

Pakica e cila deri dje njihej si maqedonase nuk ekziston më nga rezultatet e Censit të 2023. 

Banorët që jetojnë në zonën e Pustecit janë deklaruar bullgarë.

Nga shifrat e Censit, 134 451 persona nuk i janë përgjigjur pyetjes për kombësinë.

Ndërkohë, sa i përket besimit fetar, 4 përqind janë përgjigjur se janë ateistë, 1.1 milionë myslimanë, katolikë 202 mijë, ortodoksë 174 mijë, bektashinj 116 mijë. 

Besimi Fetar

Mysliman – 1.101.718
Mysliman-Bektashi 115.644
Krishterë-katolikë 201.530
Krishterë – Ortodoks 173.645
Ungjillorë – 9658
Tjetër besim – 3670
I pacilësuar – 332.155
Ateist – 85.311
Nuk përgjigjen – 244.331
Nuk disponohet – 134.451

Minoritetet

Grekë – 23 485 persona
Egjiptianë – 12 400 persona
Romë – 9 800 persona
Bullgarë – 7 100 persona
Boshnjakë – 3 mijë persona
Maqedonas (Maqedonia e Veriut) – 2281 persona
Arumunë – 2 500 persona
Nuk janë përgjigjur – 134 451 persona

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.