Censi 2023, INSTAT thirrje qytetarëve: Mbështesni anketuesit të kryejnë me cilësi punën!

censi 2023
Tre ditë pas fillimit të Censit 2023, Instituti i Statistikave u bëri thirrje qytetarëve për bashkëpunim me anketuesit në terren, për të bërë të mundur mbledhjen e të dhënave të sakta mbi popullsinë dhe banesat në vend.
“Puna e anketuesit në aktivitetin e censit është thelbësore dhe ndikon drejtpërdrejtë në suksesin e mbledhjes së të dhënave statistikore. Do të vlerësonim shumë nëse do të respektoni anketuesit dhe t’i mbështesni që të kryejnë me cilësi punën e tyre”, bëhet e ditur në një deklaratë për shtyp të INSTAT-it.
Roli i anketuesit është i rëndësishëm për të siguruar që të dhënat e censit të jenë sa më të sakta dhe të besueshme, kujton Instat.
Këto të dhëna, pasi të grumbullohen, do të përpunohen, analizohen dhe publikohen në formë statistikash zyrtare nga Instituti i Statistikave (INSTAT).
Dita e hënë, 18 shtator 2023, shënoi nisjen e aktivitetit më të madh statistikor, Censin e Popullsisë dhe Banesave 2023,
Më shumë se 7 mijë anketues kanë dalë në terren për të trokitur në dyert e qytetarëve për të grumbulluar informacionin e nevojshëm mbi popullsinë dhe banesat në vend. anketimi do të vazhdoi më 30 tetor.