Censi 2023, kritika për fenë, etninë dhe gjuhën. INSTAT shpjegon se vetëm grumbullon të dhënat

Procesi i regjistrimit apo Censi 2023, që po kryen INSTAT që prej datës 18 shtator, po ecën normalisht.

Sipas Radin Hoxhës drejtori i statistikave të sektorit real, deri tani nuk ka rezultuar asnjë problematikë. Zoti Hoxha i tha RTSH-së se në terren janë 7 mijë persona nga të cilët 5.700 janë anketues.

“Censi deri në këto momente po ecën shumë mirë dhe brenda brenda pritshmërive. Nuk kemi pasur probleme thelbësore në mbarëvajtjen në teren të censit,” tha ai.

Në numrin e gjelbër që INSTAT ka vendosur në dispozicion të popullatës, pyetjet nga të interesuarit janë më së shumti për lënien e orarit për kryerjen e procesit të anketimit. 

Lidhur me pyetjet për etninë, fenë dhe gjuhën për të cilat ka patur komente dhe kritika, drejtori Hoxha tha se gjatë procesit të regjistrimit në INSTAT thjesht grumbullohen të dhëna statistikore. 

“Nuk ka verifikim për këto tre pyetje! Janë thjesht me deklarim të lirë. Detyra e INSTAT-it është thjesht çfarë deklaron personi dhe të nxjerri rezultatet e agreguara. U takon politikbërësve që për këto ptre pyetje ose pyetje të tjera të marrin vendimet përkatëse,” tha zoti Hoxha.

Censi do të vijojë deri në datën 30 tetor dhe rezultatet do të publikohen qershorin e vitit të ardhshëm.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Cristiano Ronaldo rrezikon 100 goditje me kamxhik, Al Nassr nuk do të luajë në Iran

Një udhëtim me tension të lartë në Iran po i afrohet Cristiano Ronaldos. Pasi kishte…

22 hours ago

Bonusi i pranverës, nga 3 marsi nis shpërndarja për të gjithë pensionistët

Të hënën e 3 marsit nis shpërndarja e bonusin pranveror për pensionistët. Përfitues janë 730,430…

22 hours ago

Loti 2 i rrugës së Dukagjinit – Kryetari i Bashkisë Shkodër inspekton punimet në pjesën Lotaj- Ndërlysaj

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar nga afër punimet në lotin e dytë…

23 hours ago

Të rinjtë që frymëzojnë –  Lorela dhe Elia janë vlerësuar si aktiviste të spikatura edhe nga AKR

Lorela Sinani dhe Elia Lika janë dy vajzat shkodrane që një pjesë të mirë të…

23 hours ago

Projekte transformuese në Malësi të Madhe – FSHZH projekt 2 mln dollarë për përmirësimin e infrastrukturës së turizmit

Një investim prej 2 milion dollarësh nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit pritet që të zbatohet…

23 hours ago

Takimet autoriale në bibliotekë – Koloreto Cukali ishte i ftuar për librin “Marshi funebër i gjelave të detit”

Në vazhdën e takimeve autoriale, në Bibliotekën publike “Marin Barleti” ishte i ftuar për një…

23 hours ago

This website uses cookies.