Censi, a u regjistruan të gjithë?
![d41d8d0477404979899330d647d12879](https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2023/11/d41d8d0477404979899330d647d12879.jpg?fit=640%2C426&ssl=1)
d41d8d0477404979899330d647d12879
Procesi i Censit, që zgjati 57 ditë është përmbyllur tashmë. Përgjatë këtyre javëve qytetarët janë pyetur në lidhje me familjen, punën, arsimin si dhe për fenë, gjuhën dhe etninë. Ka qytearë që nuk u bënë pjesë e procesit, pasi asnjë anketues nuk ka trokitur në shtëpitë e tyre.
INSTAT nuk ka bërë asnjë reagim zyrtar pas përfudnimit të procesit dhe as të qartësojë çfarë do të bëhet me rastet e paregjistruara. Ky është censi i 12 që zhvillohet në vend që nga viti 1923. Censi i fundit është zhvilluar në vitin 2011, ku rezultoi se popullsia banuese ishte 2,821,977, me një rënie prej 8%, nga Censi 2001.