Censi/ Drejtoresha e INSTAT: Procesi po shkon mirë, janë plotësuar rreth 800 pyetësorë

Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli, ka bërë me dije se procesi i Censit, që nisi këtë të hënë (18 shtator) në vend, po shkon mirë, ndërsa janë plotësuar rreth 800 pyetësorë.

Në një komunikim për mediat, Dhuli i bëri thirrje qytetarëve që t’i përgjigjen pyetjeve, teksa shtoi se anketuesit do të vijojnë punën edhe pasdite për të mundësuar kontaktin me qytetarët të cilët mund të mos kenë qenë në shtëpi gjatë paradites.

Në të gjithë territorin, punonjësit e INSTAT kanë dalë në terren për të numëruar popullsinë rezidente në Shqipëri dhe kushtet e tyre të jetesës. Deri tani, referuar sistemit të monitorimit, procesi po shkon mirë. Janë regjistruar në aplikacion pjesa më e madhe e anketuesve. Janë në proces intervistimi rreth 1500 intervista dhe janë plotësuar rreth 800 pyetësorë. Procesi po shkon sipas pritshmërive. Intervistat do të vazhdojnë edhe pasdite për të mundësuar kontaktimin me qytetarët që gjatë paradites kanë qenë të angazhuar me punë”, u shpreh Dhuli.

Drejtoresha e INSTAT shtoi se përgjigjja e pyetësorit është e detyrueshme dhe se janë parashikuar penalitete për ata që refuzojnë, apo që japin informacione të rreme.

Është e detyrueshme përgjigjja e pyetësorit për pyetjet që janë konsideruar të detyrueshme dhe ka edhe penalitete komfor ligjit. Penaliteti është për familjen. Nëse verifikohet që është gënjyer në lidhje me përgjigjet e pyetjeve, patjetër që kemi politikat që do të ndjekin procesin e raportimit”, deklaroi Dhuli.

Censi i Popullsisë dhe Banesave 2023 është Censi i 12-të, që kur Shqipëria u shpall shtet i pavarur në vitin 1912, ku Censi i parë u krye në vitin 1923. Sipas INSTAT, kostoja totale për realizimin e Censit 2023 është 16,9 milionë euro.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

38 minutes ago

Kupa e Italisë/ Asllani bind Inzagin, titullar kundër Lacios

Paraqitja e ofruar në ndeshjen kundër Xhenoas duke se ka bindur Simone Inzagin për t’i…

40 minutes ago

“Qytetet e Letërsisë” së UNESCO-s, një udhëtim nëpër kryeqytetet letrare të botës

Në një botë ku teknologjia shpesh dominon dhe shpejtësia e informacionit është më e rëndësishme…

43 minutes ago

Investime në Dajç – Bashkia Shkodër pastron kolektorin kullues dhe instalon ndriçimin

Bashkia Shkodër po  investon në pastrimin e kolektorit kullues, në fshatin Rrushkull, Njësia Administrative Dajç.…

2 hours ago

Brdaric: Një sfidë e madhe nesër – Ndeshja me Elbasanin për Kupën, trajneri i Vllaznisë shfaqet i matur

Vllaznia ndeshet sërish me Elbasanin, sërish në “Loro Boriçi”, por kësaj here, për Kupën e…

2 hours ago

Situata virale – Hysa: Kurba ka pësuar një renie të lehtë

Ky dimër ka qënë i  vështirë për virozat stinore, të cilat kanë prekur thuajse çdo…

2 hours ago

This website uses cookies.