Censi i Bujqësisë- INSTAT në fazën përgatitore, ka shtrirë bashkëpunimin edhe me FAO
Insituti i statistikave ka nisur fazën përgatitore për implementimin e Censit të Bujqësisë.
Sipas drejtoreshës së INSTAT, Elsa Dhuli ky cens do të bazohet në përgjigjet e pyetësorin të Censit të Popullsisë dhe Banesave, nga pjesë që i përkiste bujqësisë si dhe informacione shtesë do te jenë edhe 4 regjistra të vënë në dispozicion nga Ministria e Bujqësisë.
Kjo u bë me dije gjatë një vizite që Komisioni i Ekonomisë zhvilloi në INSTAT.
“Si anketues do të përfshihen edhe studentë nga Universiteti Bujqësor të mbështetur edhe nga anketues të trajnuar” theksoi Dhuli.
Censi i Bujqësisë do të sigurojë informacione mbi module të veçanta, në të gjitha fermat bujqësore që kanë të bëjnë me: ujitjen, praktikat e menaxhimit të tokës, makineritë dhe pajisjet dhe pemëtarinë etj.
Censi i Bujqësisë do të sigurojë gjithashtu të dhëna për strukturën e bujqësisë, veçanërisht për njësitë e vogla administrative.
Për të realizuar këtë cens, INSTAT ka bashkëpunuar ngushtësisht edhe me Organizatën e Ushqimit dhe Agrikulturës të kombeve të bashkuara.