Categories: Lajme

Censi i popullsisë/ Një ditë në procesin e  anketuesve…

Regjistrimi i  popullsisë nga Instat po vijon prej 5 ditësh edhe në Shkodër.Dhjetëra anketues cdo ditë trokasin në dyert e banorëve. RTSH Shkodra, në respekt të informimit publik me qëllim ndërgjegjësimin e popullatës u bë pjesë e një prej momenteve të këtyre anketimeve. Një ditë normale nis me mbledhjen e stafit të anketuesve  ku pas ndarjës së detyrave dhe zonës që do të mbulojnë ata nisen për të terren. Herë dyert hapen e herë jo..Në momentin që askush nuk përgjigjet anketuesi lë poshtë derës një letër sëbashku me numërin e telefonit dhe qëllimin e vizitës. Pork y nuk është rasti pasi zotëria në video jo vetëm që zgjedh të presë anketuesen por edhe të përgjigjet në detaje pyetjeve që censi përfshin..! Në ruajtje të anonimatit të të dhënave, anketuesi na sqaron se pyetsori me të dhënat përjkatëse është online dhe nuk kërkon më shume se 10 minuta kohë!Rastet e refuzimit janë të rralla, në përgjigjësi në momentin që hapet dera qytetarët plotësojnë formularin.Anketuesi në një banesë shkon 2 herë, nese qytetari zgjedh të mos e kontaktojë pavarsisht të dhënave që lihen poshtë derës, për herë të tretë pranë kësaj familje shkon kontrollori për të vijuar më tej procedurat! Anketuesit janë në terren cdo ditë nga ora 8 e mëngjesit e deri në 20:00 të mbrëmjes. Sipas kontrollorve procesi po vijon në kushte normale ku deri në këto momente nuk ka patur incidente apo problem të thelluara!Ky process do të vijojë edhe për 5 javë të tjera në të gjithë vendin.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Shqipërisë në RTSH/ Kalendari i plotë i ndeshjeve të kthimit të fazës çerekfinale

Kupa e Shqipërisë rikthehet këtë javë me ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve, që do të…

7 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit, SPAK publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor

Prokuroria e Posaçme publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor, për “Zgjedhjet për…

7 hours ago

Lezhë- Policia prangos Serxhio Nikollin, ishte në kërkim ndërkombëtar

Policia e Lezhës bëri të ditur se ka finalizuar operacionin policor të koduar “Terni", duke…

7 hours ago

Bisedimet e anëtarësimit, MEKI njofton hapjen e grupkapitujve 2 dhe 3

Autoritetet shqiptare njoftuan hapjen zyrtare të dy grupkapitujve të tjerë të bisedimeve të anëtarësimit të…

7 hours ago

“Ahengu shkodran” në qytetin e Tuzit  – Spektakli i veçantë në trevat e Malësisë përtej kufirit shtetëror

Ahengu shkodran udhëtoi drejt Tuzit për të performuar repertorin e tij me motivet qytetare shkodrane,…

7 hours ago

“Ta tham n’Shkodër” !  – Eventi i organizuar nga Këshilli Vendor i Rinisë Shkodër dhe Qendra Rinore “Atelie”

Ta tham n’Shkodër” ! Me këtë emërtim vjen një seri eventesh dedikuar të rinjve, me…

7 hours ago

This website uses cookies.