Censi shtyhet deri në 15 nëntor
INSTAT ka vendosur të shtyjë procesin e regjistrimit të popullsisë dhe banesave deri në 15 Nëntor.
Lajmin e dha Drejtoresha e INSTAT Elsa Dhuli. Ajo tha se deri tani ecuria e procesit ka qënë e mirë, por 3 % e territorit nuk është regjistruar
Zonja Dhuli bëri të ditur se procesi nuk është mbyllur kryesisht në zonat e rindërtimit si Tiranë, Durrës, Kurbin, Krujë dhe renditi dhe shkaqet e shtyrjes.
Drejtoresha e INSTAT tha se procesi nuk ka kosto shtesë dhe se nuk do të ketë penalitete për qytetarët që nuk u janë përgjigjur anketuesve.
Megjithatë ajo u bëri thirrje qytetarëve që të jenë më bashkëpunues.
Censi filloi më 18 shtator dhe ishte parashikuar të përfundonte më 30 tetor.