Censusi i popullsisë në Lezhë/Proçesi i anketimit ka kaluar masën 90%, pritet të përmbyllet brenda 15 nëntorit

censusi lezher
Censusi i popullsisë dhe banesave i nisur që prej 18-shtatorit të këtij viti nuk ka përfunduar ende në Qarkun e Lezhës, pasi grupet e punës në terren nuk kanë arritur të grumbullojnë të gjitha të dhënat brenda afatit të përcaktuar. Sipas të dhënave nga Insituti i Statistikave proçesi i anketimit e ka kaluar masën 90% dhe do të përmbyllet brenda datës 15-nëntor.Gjatë këtij proçesi janë arritur të kontaktohen dhe t’iu merren të dhënat dhe familjave të prekura nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019 dhe që ende vijojnë të mbeten të pastrehë, pasi proçesi i rindërtimit nuk ka përfunduar ende.Pjesa më e madhe e qytetarëve e vlerësojnë censusin e popullsisë dhe banesave, duke thënë se pyetjet nuk ishin aspak të vështira, por ka dhe prej atyre që shprehen skeptik në lidhje me këtë proçes.Për censusin e popullsië dhe banesave në Qarkun e Lezhës u angazhuan në terren 221 anketues, pjesa më e madhe e të cileve në Bashkinë Lezhë e cila ka dhe numrin më të lartë të popullsisë, krahasuar me bashkitë e Kurbinit dhe të Mirditës.