Censusi i shpendëve – Macaj: Ka patur rritje të ekzemplarëve, ndikim klima dhe moratoriumi

Pas përfundimit dhe daljes së rezultateve të censusit të shpendëve në liqenin e Shkodrës, lumin Buna dhe territorin e Bashkisë Vau Dejës, Tonin Macaj, shef i Menaxhimit në Administratën e Zonave të Mbrojtura tregon se, krahasuar me vitin e shkuar ka patur një shtim të individëve.
Ndikim, sipas tij, kanë kushtet atmosferike.
Sipas specialistëve, pozitive shihet edhe ndalimi i gjuetisë përmes moratoriumit.
Sjellja e shpendëve është tejet miqësore ndaj njerëzve.
Liqeni i Shkodrës dhe lumi Buna strehojnë rreth 50 mijë shpendë dhe janë një pasuri e rëndësishme për turizmin.
Këtë vit, gjatë numërimit nuk janë konstatuar specie të reja.