Categories: AktualitetLajme

Censusi i shpendëve / Macaj: Më pak zogj ujorë shtegtarë për shkak të kushteve klimatike

Ka përfunduar pak ditë më parë Censusi Ndërkombëtar i Shpendëve Ujorë. Punonjësit e Administratës së Zonave të Mbrojtura si dhe pjesmarrës të organizatave mjedisore për tre ditë me radhë kanë  kryer numërimin dhe regjistrimin e shpendëve në ligatinat e qarkut të Shkodrës.

Tonin Macaj, përgjegjës i sektorit të menaxhimit në ADZM Shkodër thekson që ajo çka është konstatuar gjatë këtij censusi është se janë vërejtuar më pak shpend ujorë shtegtarë kjo për shkak të ndryshimit të kushteve klimatike.

Macaj bën me dije se impakt pozitiv për rikthimin e shpendëve në habitatin e tyre është edhe ndërgjegjësimi i komunitetit përreth zonave të mbrojtura për të mos i gjuajtur këta shpendë.

Në kushtet ku ngrohja globale pritet të ketë efekte, veçanërisht të theksuara në habitatet ligatinore bregdetare përmes rritjes së nivelit të detit, monitorimi i shpendëve të ujit luan një rol të rëndësishëm edhe në monitorimin e efekteve që këto ndryshime sjellin mbi miliona shpendë uji.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Abissnet Superiore në RTSH/ Java e fundit e fazës së tretë luhet të shtunën dhe të dielën

Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…

11 hours ago

Miratohet vendimi, shtyhet deri më 31 maj vlefshmëria e kartave të identitetit dhe e pasaportave të skaduara

Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…

11 hours ago

Gjergj Kastrioti “rikthehet në shtëpi”, vendoset në Lezhë shtatorja e heroit kombëtar

Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…

11 hours ago

Gjendet i vrarë me armë zjarri një 20-vjeçar në Guci të Re

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të pasdites së sotme. Një…

11 hours ago

Drejt përfundimit dy rrugë në rrethina – Ishin lënë në harresë prej dekadash, plotësohet kërkesa e komunitetit

Punimet në rrugët "Todi Germeni" dhe "Udhëtari" në Njësinë Administrative Rrethina janë drejt përmbylljes, duke…

13 hours ago

Bashkia: Busti i Lekë Dukagjinit do vendoset  – Pritet miratimi nga Këshilli Bashkiak i rregullores mbi vendosjen e busteve dhe monumenteve

Busti i Lekë Dukagjinit, do të vendoset në një nga sheshet e qytetit të Shkodrës.…

13 hours ago

This website uses cookies.