Centrali më i madh diellor në botë, brenda vitit 2050 i vetmi burim energjisë në Emiratet e Bashkuara Arabe

Një nga prodhuesit dhe eksportuesit më të mëdhenj të naftës në botë, Emiratet e Bashkuara Arabe, duket se janë në një rrugë të sigurtë për t’i thënë plotësisht lamtumirë përdorimit të lëndëve djegëse fosile në prodhimin e energjisë elektrike. 

Në periferi të Dubait, po ndërtohet centrali më i madh diellor në botë i bazuar në modelin IPP (Prodhuesit e Pavarur të Energjisë), i cili me siguri do e ndihmojë vendin t’i afrohet këtij qëllimi.

Vendi po zhvillon një sërë teknikash dhe praktikash për të përmirësuar efikasitetin e sektorit të energjisë duke racionalizuar konsumin dhe duke gjetur zgjidhje alternative për prodhimin e energjisë konvencionale. 

Mes tyre është një termocentral diellor me emrin e sundimtarit të Dubait dhe kryeministrit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhamed Bin Rashid Al Maktoum.

Emiratet e Bashkuara Arabe planifikojnë të trefishojnë furnizimin e tyre me energji të rinovueshme dhe të investojnë deri në 54 miliardë dollarë gjatë shtatë viteve të ardhshme për të përmbushur kërkesat në rritje për energji. Ato përfshijnë gjithashtu investime në karburantin e hidrogjenit me emetim të ulët dhe zhvillimin e infrastrukturës për automjetet elektrike.

Synimi është për t’i thënë plotësisht lamtumirë përdorimit të lëndëve djegëse fosile në prodhimin e energjisë elektrike deri në vitin 2050.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

7 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

7 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

7 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

7 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

7 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

7 hours ago

This website uses cookies.