Ceremoni nderimi për Sami Repishtin – Aktiviteti, një homazh për jetën dhe veprën e personalitetit shkodran

sami repishti foto perkujtim

Universiteti i Shkodrës dhe familja Repishti organizuan këtë të premte një ceremoni nderimi për personalitetin shkodran Sami Repishti, i ndarë nga jeta pak ditë më parë.

 Të pranishëm në hollin e Rektoratit ishin drejtues të qeverisjes vendore, akademikë dhe klerikë.

Kryebashkiaku Beci u shpreh se në të ardhmen synohet që banesa e Sami Repishtit të kthehet në një pikë tërheqëse për vizitorët.

Kjo ceremoni nderimi u mbyll me mesazhet e të pranishmëve në librin e ngushëllimeve për personalitetin e shquar.

Sami Repishti u bë një zë i fuqishëm për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Në një kohë të vështirë, siç ishte ajo e diktaturës, ia doli të jepte mesazhe të forta për shoqërinë shqiptare.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.