Ceremonia e Çmimeve Emmy – Edicioni i 75-të u zhvillua 4 muaj me vonesë për shkak të grevave në Hollywood

Cmimeve Emmy

Cmimeve Emmy

Serialet televizive “Succession” dhe “The Bear” fituan secili nga 6 çmime Emmy në kategoritë e dramës dhe komedisë, ndërsa seriali i Netflix “Beef” dominoi kategoritë e miniserialeve.

“Succession” fitoi çmimin Emmy për serialin më të mirë dramatik në ceremoninë e mbajtur të hënën në mbrëmje në Los Anxhelos.  Ky produksion mori edhe 5 çmime të tjera përfshirë atë për aktorin më të mirë, aktorin më të mirë dytësor si dhe  çmimet për skenarin e regjinë.

Ndërsa “The Bear” u shpall seriali më i mirë komedi.  Jeremy Allen White u shpall aktori më i mirë i komedisë për interpretimin e tij, ndërsa Ebon Moss-Bachrach fitoi çmimin e serialit komedi për aktorin dytësor. “Beef” mori statujën e çmimeve Emmy si i miniseriali më të mirë.

Dy yjet e tij Ali Wong dhe Steven Yun, u shpallën aktorët më të mirë protagonistë të kësaj kategorie. Një statujë shkoi edhe për Elton John. Ai fitoi çmimin e tij të parë Emmy, duke iu bashkuar klubit të interpretuesve që kanë fituar një çmim Emmy, Grammy Oscar dhe Tony.

Çmimet Emmy, të cilat u prezantuan nga aktori dhe komediani Anthony Anderson u zhvilluan me 4 muaj vonesë për shkak të grevave të skenaristëve dhe aktorëve të Hollyvood-it, që u zhvilluan vitin e kaluar.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.