Ceremonia e Fituesve të Olimpiadave Kombëtare 2023-2024, Manastirliu: Krenare për arritjet e nxënësve tanë

Manastirliu

Ministria e Arsimit dhe Sportit organizoi ceremoninë e ndarjes së çmimeve për fituesit e Olimpiadave Kombëtare 2023-2024.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu vlerësoi arritjet e nxënësve më të talentuar të Shqipërisë në disa lëndë kryesore si gjuha shqipe, matematika, kimia dhe informatika.

“Sot është një celebrim i arritjeve të nxënësve tanë. Sot kemi 46 fitues të olimpiadave në të gjithë vendin nga  Tirana, Vlora, Durrësi, Lezha, Korça, etj”, tha Ministrja Manastriliu.

Olimpiadat u organizuan në disa disiplina si matematika, fizika, kimia, biologjia, gjuha shqipe dhe letërsia, historia dhe gjeografia, duke përfshirë nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme nga e gjithë Shqipëria.

Ministrja Manastirliu vuri theksin te rëndësia e një sistemi arsimor gjithëpërfshirës që identifikon dhe promovon talentet dhe te investimet që janë bërë një arsim cilësor.


“Ne po investojmë jo vetëm në infrastrukturën shkollore dhe laboratorike, por edhe në rritjen e pagave dhe kualifikimin e mësuesve tanë, për të ndihmuar nxënësit të arrijnë potencialin e tyre maksimal”, tha Manastirliu.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.