Ceremonia e ngritjes së flamurit / Shiu nuk pengoi festimet për 111-vjetorin e Pavarësisë së vendit në Shkodër
![ngritja e flamurit](https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2023/11/ngritja-e-flamurit.jpg?fit=967%2C746&ssl=1)
ngritja e flamurit
Ndonëse një ditë me shi, Shkodra e ngriti në mënyrë simbolike flamurin kombëtar në sheshin para Bashkisë. Në ceremoninë zyrtare, zhvilluar në kuadër të 111-vjetorit të pavarësisë së vendit morën pjesë përfaqësues zyrtarë, klerikë dhe qytetarë.
Kryetari i Bashkisë, Benet Beci, u shpreh mbi rëndësinë e kësaj dite kuptimplotë për të gjithë kombin.
Pak metra më tutje, u vendosën kurora para shtatores së Luigj Gurakuqit, njërit prej firmëtarëve të pavarësisë së vendit, por edhe në vende të tjera ku prehen dëshmorët e atdheut.
28 Nëntori përfaqëson ditën më të rëndësishme të shtetformimit shqiptar. Një natë më herët në fasadën e Bashkisë së Shkodrës u projektuan disa nga imazhet e rralla të figurave patriotike dhe ngjarjeve që shënjuan këtë moment historik për të gjithë kombin.
![](https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2023/11/ismail-vlore.jpg?resize=640%2C438&ssl=1)